Report TV - Kukës,banorët e fshatit Lojme protestë për ujin:Na e merr qyteti

Report TV - Kukës,banorët e fshatit Lojme protestë për ujin:Na e merr qyteti

KUKES-Banorët e fshatit Lojme të Njësisë Administrative Zapod në Kukës, kanë protestuar të hënën pasi burimi i ujit të fshatit të tyre do të kalojë për furnizimin e qytetit të Kukësit.br br Banorët thonë se do të mbeten pa ujë dhe sipas tyre prurjet do të jenë shumë të vogla dhe nuk do të mjaftojnë për nevojat e përditshme.br br Ajo çfarë mund t?i penalizojë më shumë është gjatë kohës së verës pasi prirjet e ujit pakësohen dhe si pasojë ata mund të mbetën tërësisht pa ujë.br br ?Në këtë protestë kemi dalë se po na merret uji në fshat, mirëpo s?kemi asnjë informacion zyrtar pasi i kam nisur shkresat njësisë, bsahkisë, prefekturës deri tek kryeministri. Nuk kam marrë asnjë informacion zyrtar nga askush. Ujin nuk e japim, sepse uji për ne është jeta. Uji gjatë verës nuk mjafton për ne jo më për qytetin?, tha një banor.br br ?Po i cenohen interesat jetike banorëve të fshatit tonë dhe të ardhmes së fëmijëve të fshatit tonë. Me atë ujë vaditim 50 e ca hektarë tokë. Me atë tokë ne kemi siguruar jetesën sepse në fshatin tonë nuk ndjehet dora e shtetit në asnjë lloj mënyrë?, deklaroi një banor i fshatit.


User: Report TV

Views: 5

Uploaded: 2017-07-05

Duration: 01:43

Your Page Title