Report TV - Ambasadorja gjermane: Do t'i njohim zgjedhjet edhe pa PD

Report TV - Ambasadorja gjermane: Do t'i njohim zgjedhjet edhe pa PD

Pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, se zgjedhjet e 18 qershorit janë legjitime edhe pa pjesëmarrjen e opozitës, një qëndrim i fortë kundër PD ka ardhur edhe nga Gjermania. br br Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz u shpreh sot se saj do t'i njohë zgjedhjet e 18 qershorit edhe nëse në to nuk do të marrë pjesë Partia Demokratike, siç përsëriti edhe sot kryetari i PD, Lulzim Basha.br br ?Zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën e caktuar. Nëse PD nuk hyn në zgjedhje është vendim i trishtë. Edhe nëse PD nuk hyn në zgjedhje ne do t'i njohim?, ka deklaruar Susanne Schütz.br br Opozita ndodhet përpara një momenti kyç për fatet e saj, në një kohë kur është braktisur tashmë edhe nga partnerët e saj të Partisë Popullore Europiane.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-07-06

Duration: 00:33

Your Page Title