Ora News – Gjithë “pasuria” e Lasgush Poradecit i kalon Arkivit Shtetëror

Ora News – Gjithë “pasuria” e Lasgush Poradecit i kalon Arkivit Shtetëror

Subscribe në Ora News këtu br Rreth njëzet mijë fletë, dorëshkrime të poetit Lasgush Poradeci bëhen pasuri kombëtare. Trashëgimtaret e tij ia dhurojnë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Më në fund studiuesit do të kenë në dorë veprën origjinale ashtu siç e ka shkruar liriku i madhbr Ardit Bido, Drejtor i Arkivit: Bëhet 19 mijë 308 fletë dorëshkrime të Lasgush Poradecit, 8562 fletëshkrimi, 3662 fletë gazeta, 26 revista, 1606 fotografi dhe kartolina, 315 ftesa dhe telegrame, 296 partitura, 14 harta, 8 kartëmonedha, 11 dekorata, 7 certifikata, 12 pulla postare.br Kaq janë gjithë çfarë kanë ruajtur Maria dhe Kostandina nga babai Llazar. Në kuadër të 30-vjetorit të vdekjes së Lasgush Poradecit, ato kanë ndërmarrë disa nisma për ta përkujtuar. Ky është hapi i parë për t?ia dhënë poetin trashëgimisë kombëtare. Madje ka qenë një dëshirë e hershme e Poradecit vetë që dorëshkrimet e tij të ruhen në arkiv.br Maria Gusho: Që në datë 23 tetor të vitit 1939, Lasgushi i shkruan Mitrushit kur ai ndodhej në Bukuresht: I dashur Dhimitraq-i thotë-dorëshkrimet e mia mos u nxito t?i japësh në Akademi aty në Rumani. Kujdestarja e tyre të jetë Mëma Shqipëri, këtë dëshirë kam. Në Rumani mund t?i lesh me kusht të përkohshëm, vetëm në rast urgjence dhe rreziku. Zoti mos e dhënë ashtu.br Dorëshkrimet janë në gjendje të mirë. Nga këto 20 mijë njësi kanë mbetur jashtë dy ditarë dhe një dosje dokumentesh nga periudha 10-vjeçare e studimeve në Grac, të cilat do të dorëzohen pasi familja t?i botojë brenda këtij viti, duke e çuar në 8 vëllime botimin e veprës së plotë.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-07-06

Duration: 02:11