Negociatat, Lu sërish tek Rama - News, Lajme - Vizion Plus

Negociatat, Lu sërish tek Rama - News, Lajme - Vizion Plus

Pas dështimit të takimit të dytë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha në Presidencë, ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim me kreun e qeverisë. Brenda dy ditësh, diplomati amerikan është takuar tre herë me kryeministrin Rama, me të cilin ka diskutuar mbi gjetjen e rrugës për daljen nga kriza politike, duke mundësuar që opozita të futet në zgjedhjet politike.Nga ana e tij, shefi i ekzekutivit këmbëngul në qëndrimin për Zvkryeministër dhe tre zvministra, të cilët do t?i ofrohen opozitës. Ndërkohë që Lulzim Basha nënvizon nevojë për një qeveri teknike. Në këtë klimë të tensionuar politike, LSI kërkon nga palët të bëjnë lëshime nga pozicionet e tyre.Gjatë takimit, me kryeministrit dhe ambasadorit amerikan, është diskutuar edhe mbi zgjedhjet në Kavajë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të kësaj të diele.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2017-07-06

Duration: 01:24

Your Page Title