Ora News – Punonjësit e ALUIZNI-t Lezhë në prokurori. KLSH tregon si abuzonin

Ora News – Punonjësit e ALUIZNI-t Lezhë në prokurori. KLSH tregon si abuzonin

Subscribe në Ora News këtu br Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori, 2 ish arkiviste, 1 juriste, 3 ish juriste dhe 2 hartograf specialistë të Drejtorisë Rajonale të Aluizni-t Lezhëbr Nga auditimi u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish të dispozitave ligjore në fuqi, duke cënuar interesin publik, që konsistojnë në regjistrime e tjetërsime të pronave nga shteti në persona privatë në mënyrë të paligjshme.br Janë paditur për shpërdorim detyre : E K, me detyrë ish-arkivist, E.L me detyrë ish-arkivist, F. Z, me detyrë specialist jurist, E.J me detyrë jurist, E.Z me detyr? hartograf, K.M ish-juriste, B. RR ish-juriste dhe N.N me detyr? hartografbr Sipas këtij institucion janë bërë regjistrime të pallateve me shmangie pagesa detyrimesh financiare, janë regjistruar prona në zonën e Ishull Lezhë, të cilat kane qënë këneta, kanale, ranishte me sipërfaqe 537926 m2(53.79 ha), duke i tjetërsuar në kundërshtim me ligjin tek persona privatë nga forma ?shtet?.br Regjistruar vendime gjykate në Malin e Renxit, duke rregjistruar rrugë, shkëmb dhe rezervuar me sipërfaqe 295 ha, si dhe në 74 raste mbivendosje, nuk janë zbatuar rregullat e caktuara, por janë lejuar të kryejnë transaksione e krijuar konflike sociale. Gjithashtu janë regjistruar objekte të legalizuara pa u kryer pagesat sipas ligjit, etj.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-06

Duration: 01:36