Report TV - Ryshfeti 50 mijë €, Prokuroria: 4 vite burg për gjyqtaren Andrea

Report TV - Ryshfeti 50 mijë €, Prokuroria: 4 vite burg për gjyqtaren Andrea

Prokuroria e Përgjithshme kërkon 16 vite dënim për 5 të pandehurit e dosjes së korrupsionit në Gjykatën e Lartë ku mes të pandehurve është dhe Majlinda Andrea, gjyqtarja e pezulluar ndaj të cilës u kërkuan 4 vite burg.br br Në plotësim të dënimit ndaj Andreas, prokurori Arben Kraja kërkoi dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite ndaj gjyqtares së hetuar për korrupsion dhe pezulluar me vendim gjykate.br br Pesë vite burg akuza kërkoi për bashkëshortin e gjyqtares Odise Andrea i cili sipas hetimeve ka rezultuar se nga Petraq Dashi ka marrë 50 mijë euro për të ndikuar tek bashkëshortja gjyqtare.br br Dënimet e kërkuara për tre të pandehurit e tjerë ishin, 4 vite për Petraq Dashin i cili nga hetimet rezulton në rolin e sekserit, 2 vite për Ilia Cabirin dhe 1 vit për Eleni Linon këta të fundit pronarët e tokës në Ksamil.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-07-06

Duration: 02:06

Your Page Title