Ora News – Durrës, nis pastrimi i mbeturinave në bregdet

Ora News – Durrës, nis pastrimi i mbeturinave në bregdet

Subscribe në Ora News këtu br Ndërmarrja e pastrimit të plazhit ka nisur punën për gjatë gjithë vijës bregdetare dhe brenda datës 20 maj pritet që plazhi i Durrësit do të jetë gati për të pritur pushuesit.br Drejtori Alfred Dhuli tha se aktualisht grupet e punës janë përqëndruar në pastrimin e mbetjeve të detit dhe vendosjes së koshave të mbeturinave, ndërsa pas pak ditësh do të kryhet plugimi dhe dezinfektimi i rërës.br Alfred Dhuli: ?Sa të pushojë shiu do fillojmë plugimin e tokës, dezinfektimin dhe brenda pak ditësh plazhi është gati. Themi se nga data 20 maj çdo gjë është gati.?br Ndryshe nga sezonet e shkuara, këtë vit mirëmbajtja e vijës bregdetare do të menaxhohet nga ndërmarrja e pastrimit të plazhit që do kryejë ndërhyrje dy herë në ditë.br Alfred Dhuli: ?Këtë vit është përgatitur një kontratë me ata që marrin plazhet private që pastrimi të bëhet me ato kushte që do ti vendosim neve, që do të thotë se pastrimi i plazhit do mbarojë në mëngjes para orës 07:00 dhe të fillojë pastrimi tjetër pas orën 19:00.


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2017-07-06

Duration: 01:11