Report TV - Durrës, nis sistemimi i plazhit pastrimi do të bëhet 2 herë në ditë

Report TV - Durrës, nis sistemimi i plazhit pastrimi do të bëhet 2 herë në ditë

Nis puna për sistemimin dhe rregullimin e plazhit të Durrësit. Ndërmarrja e pastrim gjelbërimit e plazhit ka nisur punën për ndërtimin e infrastrukturës së përgjithshme të vijës bregdetare dhe brenda datës 20 maj plazhi i Durrësit do të jetë gati për të pritur pushuesit.br br Drejtori i kësaj ndërmarrje, Alfred Dhuli thotë se aktualisht grupet e punës janë përqendruar në pastrimin e leshterikut dhe vendosjes së koshave të mbeturinave, ndërsa pas pak ditësh do të kryhet plugimi dhe dezinfektim i rërës. Sipas tij, në datën 20 maj bregdeti i Durrësit do të jetë gati me të gjitha parametrat e kërkuara, duke ofruar cilësi për pushuesit që do të frekuentojnë plazhin që nis te ura e dajlanit e përfundon në kufi me Golemin te Përroi i Agait.


User: Report TV

Views: 4

Uploaded: 2017-07-06

Duration: 02:02

Your Page Title