Ora News – KLD shkarkon nga detyra gjyqtarët Ibrahim Hoxha dhe Shyqyri Çobo

Ora News – KLD shkarkon nga detyra gjyqtarët Ibrahim Hoxha dhe Shyqyri Çobo

Subscribe në Ora News këtu br Dy gjyqtarë, Ibrahim Hoxha dhe Shyqyri Çobo janë shkarkuar nga detyra.br Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë gjatë mbledhjes së sotme, ndërsa ka vendosur të rikthejë në sistemin e drejtësisë gjyqtaren Marsela Balili, e cila ka fituar pafajësinë në tre shkallët e gjyqësorit.br Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me dy vite burg gjyqtarin Ibrahim Hoxha, i cili është shpallur fajtor për korrupsion pasiv të ngritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.br Organi i akuzës kishte kërkuar për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha, i cili akuzohet se mori 600 mijë lekë për të ndryshuar një vendim gjyqësor, 3 vite burg, por Hoxha përfiton uljen e 1 viti për shkak të gjykimit të shkurtuar.br Edhe gjyqtari Çobo është akuzuar për korrupsion, por që i ka shpëtuar burgut.br Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të pezullojë dënimin me 2 vjet burg që ai përfitonte nga gjykimi i shkurtuar (Gjykata e dënoi gjithsej me 3 vjet) duke ia kaluar pjesën e mbetur të dënimit në shërbim prove.br Po ashtu gjykata vendosi që Çobo të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet.br Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 3 vjet burg si dhe ndalimin e ushtrimit te funksioneve publike për 3 vjet.


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2017-07-06

Duration: 00:43

Your Page Title