5 mijë policë dhe gardistë në gatishmëri për protestën

5 mijë policë dhe gardistë në gatishmëri për protestën

Protestat e opozitës do të ketë vëmendje të veçantë nga Policia. 4 mijë efektivë të saj do të jenë në gatishmëri për garantimin e rendit dhe sigurisë.br br Plani i masave përfshin edhe 1 mijë efektivë të Gardës së Republikës.br br Burimet thonë se pritet të jenë të planizuar rreth 40 për qind e efektivëve të komisariateve të rretheve.br br Po kështu, efektivë të RENEA-s, FNSH-së së Tiranës, Shkodrës, Fierit, dhe Delta në Vlorë, do të instalohen pranë institucioneve të Rëndësishme.br br Policia nuk ka dhënë zyrtarisht detaje për masat, por Televizioni Klan mësoi se në instruksionet e dhëna gjatë kësaj të premteje, të gjithë efektivët e policisë janë urdhëruar të jenë të pajisur vetëm me shkopinj gome dhe pranga.br br Efektivët e Gardës, pritet të vendosen kryesisht brenda institucioneve të rëndësisë së veçantë që kanë si detyrim për të ruajtur.br br Në rast të incidenteve të mundshme apo përplasjeje mes policisë dhe protestuesve, mjetet e posaçme dhe njësitë speciale janë parashikuar të futen në veprim.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2017-07-06

Duration: 00:55