Ora News – Rama: Kemi dashur të bëjmë më shumë për Shkodrën, nuk kemi mundur

Ora News – Rama: Kemi dashur të bëjmë më shumë për Shkodrën, nuk kemi mundur

Subscribe në Ora News këtu br Kryeministri Edi Rama kërkoi nga qytetarët e Shkodrës që më 18 qershor ta ndëshkojnë përmes votës Partinë Demokratike pasi prej 27 vitesh e ka lënë qytetin në harres. Teksa pohoi se për Shkodrën nuk është bërë shumë, Rama premtoi investime që do të sjellin zhvillimin e qytetitbr Rama: Kemi dashur të bëjmë shumë më tepër për Shkodrën. Nuk kemi bërë dot. Dhe tani po i vijmë rrotull Shkodrës aty ku s?na kap dot Voltana. Dhe unë i them që shumë shpejt, atë transformim të madh që ne po i bëjmë vijës bregdetare të Vlorës, Himarës dhe me radhë, do t?ia bëjmë vijës së liqenit të Shkodrës. Ne shumë shpejt, brenda pak ditëve më në fund do fillojmë rindërtimin e rrugës Shkodër-Velipojë.br Kryeministri u ndal edhe te incidenti shkaktuar paraditen e së hënës pas ngritjes së një cadre nga Bashkia Shkodër.br Rama: Sot, isha në Tiranë dhe më thanë që Voltana më kishte marrë prapë nëpër gojë. Voltanës i duket provokim sa herë vij unë këtu në Shkodër. Por në fakt e vërteta është që vetëm kur vij unë në Shkodër Voltana zgjohet nga gjumi.br Vota e 18 qershorit theksoi kryeministri duhet të jetë për largimin e të korruptuarve nga sistemi i drejtësisë si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europianbr Rama: Është në votë për të marrë hak për të gjithë krimet që janë bërë me pronat në kurriz të familjeve të zakonshme; për të marrë hak për të gjithë krimet që nuk janë ndëshkuar, për vrasësit që janë liruar dhe kanë rivrarë, për përdhunuesit që janë liruar dhe kanë ripërdhunuar.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-06

Duration: 02:22

Your Page Title