Pastrohet grykëderdhja e Shkumbinit - News, Lajme - Vizion Plus

Pastrohet grykëderdhja e Shkumbinit - News, Lajme - Vizion Plus

Mbi 40 hektarë plazh në grykëderdhjen e lumit Shkumbin, të cilat nuk shfrytëzoheshin prej ndotjes së lartë, janë tashme gati për pushuesit vendas dhe të huaj përgjatë sezonit turistik veror. Një impiant në grykëderdhje të lumit, i cili kryen funksionin e pastrimit nga mbetjet, do të mbajë të pastër këtë vijë bregdetare që prej vitesh ishte futur në listën e plazheve më të ndotura të Shqipërisë.Investimi në fjalë kapi koston e rreth një milion dollarë, ndërkohë vijon puna për pastrimin e grykëderdhjes së lumit Ishëm, ndër më të ndoturit në vendin tonë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2017-07-06

Duration: 01:24

Your Page Title