PS: Garancitë për opozitën i japim në zgjedhjet e 18 Qershorit - News, Lajme - Vizion Plus

PS: Garancitë për opozitën i japim në zgjedhjet e 18 Qershorit - News, Lajme - Vizion Plus

Partia Socialiste e quan abuzim qëndrimin e opozitës mbi procesin e negociatave për kapërcimin e krizës politike. Në një njoftim shpërndarë mediave, theksohet se është mirëpritur çdo angazhim dhe asistencë e partnerëve ndërkombëtarë.?Partia Socialiste shpreh keqardhjen për abuzimet mediatike të të ashtuquajturit koalicion opozitar, me një proces shumë serioz dhe delikat përpjekjesh për ta kthyer Partinë Demokratike në rrugën e arsyes. Angazhimi në këto përpjekje edhe i partnereve strategjikë amerikanë, pas ezaurimit të të gjitha përpjekjeve të miqve e partnerëve evropiane të Shqipërisë (dhe të vetë PD-së), është mirëpritur dhe konsiderohet prej nesh si mundësia e fundit për Partinë Demokratike për të hequr dorë nga shantazhet e rrugës dhe për t?u kthyer në rrugën e garës demokratike. ?PS nënvizon se mbështet përpjekjet me qëllim përfshirjen e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Por, duke përcaktuar edhe një afat, atë të nisjes së fushatës zgjedhore.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2017-07-06

Duration: 02:17