Ora News - Çfarë është hipertermia malinje, koplikacioni me mortalitet të lartë?

Ora News - Çfarë është hipertermia malinje, koplikacioni me mortalitet të lartë?

Subscribe në Ora News këtu br Çfarë është hipertermia malinje që shkaktoi vdekjen e 16 vjeçares Blerta Pepa? Kryetari i Shoqatës së Anestezistëve, Tritan Shehu, shpjegon për Ora News komplikacionin e rrallë dhe mënyrën se si është ndjekur rasti në këtë spital. Sipas tij, adoleshentes i janë injektuar 3 flakonë kundërveprues dantrolen por hipertermia ka qenë agresive dhe fatale.br Anestezisti dhe drejtuesi i Shoqatës së Anestezisë-Reanimacionit, Tritan Shehu, sqaroi për Ora News se çfarë është hipertermia malinje dhe rastet kur shkaktohen komplikacione.br Shehu: Mortaliteti është shumë i lartë. Kjo patologji lind si pasojë e një reaksioni në muskul nga bashkimi i dy substancave muskulare që i jep temperature shumë të larta trupit, 42,43, 44, që krijojnë shkatërrimin e sistemit nervor qëndror të organizmit.br Por a mund të bëhen analiza të posaçme për të shmangur një rast të tillë fatal?br Shehu: Kërkon laboratore shumë të specializuar dhe nuk përdoret në asnjë vend të botës para operacioneve sepse edhe kjo është një ndërhyrje, do të marrësh një copë muskul dhe ka një procedurë të vështirë që të diagnostikohet, por përdoret vetëm në ato raste në vendet e zhvilluara ku ka një të dhënë që i sëmuri mund të bëjë hipertermi malinje.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-07-06

Duration: 01:56