Ora News - Kume: Disa opsione për zhvillimin e zgjedhjeve

Ora News - Kume: Disa opsione për zhvillimin e zgjedhjeve

Subscribe në Ora News këtu br Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, i ftuar në studion e Ora News, sqaron disa nga datat kur mund të zhvillohen zgjedhjet, ndërsa afat fundor shikon datën 3 shtator që sipas tij, është një datë brenda mandatit të Parlamentit aktual dhe se Kushtetuta e lejon vazhdimin e këtij mandati deri në krijimin e Parlamentit të ri.br Kume: Mundësia e parë, 25 qershori mund të vendoset si e tillë sepse nuk kërkohet të bëhet asnjë ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, por mjafton që t?i bëhet me dije Presidentit të Republikës dhe Presidenti dekreton datën.br Në qoftë se do bie një datë pas datës 25 që i bie përfundon periudha zgjedhore e parashikuar në Kodin Zgjedhor që është ata 30 qershor, duhet domosdo të ndryshohet në Kodin Zgjedhor zgjatja e kësaj periudhe. Mundet që të vendoset ajo datë që është e fiksuar në marrëveshje ose një datë tjetër.br Të thuash se do të bëhen zgjedhjet në gusht, mungojnë dy gjëra, e para zgjedhësi demotivohet për të marrë pjesë në procesin zgjedhor sepse bën të tjera gjëra, ashtu sikurse vëzhguesit ndërkombëtarë është e vështirë të vijnë të angazhohen.br Në shtator, në qoftë se do të punohet vetëm me Kodin Zgjedhor e mundshme, por zgjidhje e sforcuar do të ishte data 3 shtator, datë para përfundimit të mandatit të Kuvendit dhe e sforcuar sepse mund të konsiderohet se jemi në kërkesat e Kushtetutës, e cila thotë se Kuvendit që i mbaron mandati në datën 9 shtator vazhdon tëp mbetet me mandat në çdo rast derisa të bëhet mbledhja e parë e Kuvendit të zgjedhur. Mund të konsiderohet ky fakt.


User: Ora News Emisione

Views: 0

Uploaded: 2017-07-06

Duration: 17:24

Your Page Title