Skema e pranimit në universitete - News, Lajme - Vizion Plus

Skema e pranimit në universitete - News, Lajme - Vizion Plus

Para largimit nga ministria e arsimit Lindita Nikolla firmos vendime te rëndësishme per arsimin e larte dhe ate te mesëm. Ministria Nikolla ka miratuar skemën e re te pranimeve ne universitete. Referuar edhe sugjerimeve te shkollave te larta, procesi këtë vit është përmirësuar. Do te ketë vetëm dy raunde regjistrimesh, secila me faza te veçanta per lëvizjen e listës dhe vijës se kuqe. Ne fund te gushtit thotë drejtoresha e agjencisë kombëtare te provimeve do te shpallen kandidatet fitues dhe gjate gjithe muajit shtator do te zhvillohet procesi i pranimeve.Kete vit maturanteve fitues u është krijuar mundësia per per tu çregjistruar nga nje dege fituese dhe per te aplikuar ne nje tjetër.Procesi i pranimeve ne shkollat e larta parashikohet te kete përfunduar para nisjes se vitit te ri akademik ne 16 tetor.Po ashtu ministria NIkolla ka zhvendosur edhe nje nga datat e provimeve te maturës shtetërore qe binte prane dates se zgjedhjeve te 25 qershorit.Kështu provimi i fundit ai i dy lendeve me zgjedhje do te zhvillohet ne datën 24, por ne 23 qershor, per t?i lëne shkollat ne dispozicion te procesit te votimit.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2017-07-07

Duration: 02:04