Ora News – Kontrolli i dyfishtë, Rama dublon Ministrat e rinj me zëvendësat teknikë

Ora News – Kontrolli i dyfishtë, Rama dublon Ministrat e rinj me zëvendësat teknikë

Subscribe në Ora News këtu br Ministrat teknikë të propozuar prej opozitës, do të monitorohen nga emra të tjerë të miratuar prej qeverisë. Në zbatim të marrëveshjes Rama-Basha për zgjedhjet e 25 qershorit, Qeveria ka miratuar emërimin e katër zëvendësministrave në institucionet që iu lanë Partisë Demokratike.br Pas ndryshimit të 6 ministrave dhe zvkryeministrit, kabineti i qeverisë Rama ka pësuar të tjera ndryshime.br Në mbledhjen e qeverisë paraditen e kësaj të hëne është marrë vendimi për shkarkimin e 4 zëvendësministrave dhe emërimin në këto poste të 4 emrave të tjerë.br Kështu Këshilli i Ministrave ka vendosur që në vend të zv.ministrit të Financave Ervin Mete të emërojë këshilltaren e Kryeministrit për ekonominë, Irena Beqiraj.br Ajo konsiderohet person teknik dhe ka mbajtur së fundmi detyrën e këshilltares së Kryeministrit për ekonominë dhe më herët edhe postin e zvministres së Financave dhe Drejtores së Përgjithshme të Doganave.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-07

Duration: 01:20