Report TV - Betohen në Presidencë ministrat teknikë, nesër nisin detyrën

Report TV - Betohen në Presidencë ministrat teknikë, nesër nisin detyrën

Qeveria zyrtarisht me ministra të rinj.br br Pas dekretimit dhe votimit në Kuvend, 6 ministrat teknikë dhe zv. Kryeministri kanë mbërritur rreth orës 21:00 në ambientet e Presidencës ku dhe kanë bërë betimin.br br Ledina Mandia, Dritan Demiraj, Helga Vukaj, Gazmend Bardhi, Mirela Karabino, Arben Beqiri dhe Xhuljeta Kërtusha do të nisin nesër detyrën ku do jenë pjesë e kabinetit të qeverisë Rama deri në zgjedhjen e qeverisë së re.br br Lista me ministrat teknikë u propozua nga opozita ditën e djeshme dhe ishte pjesë e marrëveshjes Rama- Basha, e cila i mundësoi partive opozitare pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, daljen nga çadra, si dhe shtyrjen e zgjedhjeve me 7 ditë.


User: Report TV

Views: 4

Uploaded: 2017-07-07

Duration: 01:39

Your Page Title