Ora News firmos me IPR Marketing, në 31 maj sondazhi i parë për zgjedhjet

Ora News firmos me IPR Marketing, në 31 maj sondazhi i parë për zgjedhjet

Subscribe në Ora News këtu br Ora News dhe IPR Marketing do të sjellin përsëri sondazhet për zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit 2017. Bashkëpunimi i suksesshëm me IPR Marketing do të nisë në 31 maj në studion e Tonight Ilva Tare, me sondazhin e parë kombëtar dhe të qarkut të Tiranës. Pas sondazhit të 31 majit, Ora News do të sjellë edhe dy sondazhe të tjera, në datat 7 qershor dhe 19 qershor dhe në 25 qershor do të jetë radha e Exit Pollit ku shqiptarët do të mësojnë se cila parti do t?i fitojë zgjedhjet.br Ora News dhe IPR Marketing do t?ju tregojnë përsëri se cila parti do të fitojë zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit 2017.br Tradita e suksesshme që tashmë është pjesë e Ora News në bashkëpunim me kompaninë e mirënjohur italiane IPR Marketing që për zgjedhjet e përgjithshme në vitet 2009 dhe 2013 si dhe në zgjedhjet vendore të vitit 2015, do të jetë pjesë edhe e këtyre zgjedhjeve.br Presidenti i RTV Ora News, Ylli Ndroqi: IPR Marketing ka bërë një traditë dhe ka vendosur një gjurmë në historinë e zgjedhjeve qofshin ato për pushtet lokal apo për parlament, duke i afruar shqiptarëve një sondazh tepër korrekt dhe një sondazh që nuk i ka shërbyer partive politike, por i ka shërbyer votuesve.br Antonio Noto: Shqipëria është shndërruar në atdheun tim të dytë, dhe ndjek Ora News edhe përmes internetit sepse më pëlqen të ndjek evolucionin e cilësisë dhe programacionin e informacionit të Ora News.br Të mërkurën e 31 majit, në studion e Tonight Ilva Tare, do të bëhet fotografimi i parë i votës për të përcaktuar pozicionet e partive politike në nisje të fushatës elektorale.


User: Ora News Lajme

Views: 11

Uploaded: 2017-07-07

Duration: 03:47