Report TV - Vrau kushëririn në Greqi, kërkohet dënim përjetë për Denis Zakën

Report TV - Vrau kushëririn në Greqi, kërkohet dënim përjetë për Denis Zakën

Vrau kushëririn në Greqi pas debateve për sjelliet e bashkëshortes, Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për Denis Zakën.br br Procesi ndaj Zakës vijon në Gjykatën e Krimeve të Rënda. br br Zaka vrau në një fshat të Larisës në vitin 2016, kushëririn e tij Vladimir Murrizin.br br Sipas Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se Zaka e ka goditur 25 herë me thikë në zemër dhe fyt Murrizin. Pasi kreu krimin, Zaka e ka groposur kushëririn e tij.br br Denis Zaka ka pranuar autorësinë e ngjarjes përpara trupit gjykues, duke u penduar për krimin e kryer. br br Ndërkohë, prokuroria ka bërë të ditur gjithashtu se pasi kishte vrarë Vladimir Murrizin, Zaka ka përdorur telefonin e viktimës dhe i përgjigjur disa herë gruas së Murrizit.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-07-07

Duration: 00:51

Your Page Title