Report TV - KQZ s'i heq mandatin, Doshi lejohet të kandidojë me PSD

Report TV - KQZ s'i heq mandatin, Doshi lejohet të kandidojë me PSD

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë sot vendimin përfundimtar lidhur me fatin e deputetit Tom Doshi. br br Vendimi i KQZ ka qenë kundër kërkesës së Prokurorisë për t'i hequr mandatin duke arsyetuar se deputeti nuk preket nga ligji i dekriminalizimit. Ka qenë vetë kryetari i KQZ, Klement Zguri i cili ka deklaruar se vendimi i KQZ-së ka qenë unanim.br br "Vendimi i KQZ-së ishte unanim. Ndaj këtij vendimi mund të ankimohet", tha Zguri. br br Kësisoj, Doshi nuk rrezikon dhe lejohet të kandidojë si kryesues i listës së PSD në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. br br Njësia e Posaçme e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme pati kërkuar heqjen e mandatit të Doshit me pretendimin se prekej nga ligji i dekriminalizimit për shkak të një dënimi në vitin 1990, për "Sjellje të padenjë në shoqëri".


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-07-07

Duration: 01:01

Your Page Title