Ora News - Çupi: Partitë e vogla satelit i të mëdhajave, kur s’u duhen i hedhin

Ora News - Çupi: Partitë e vogla satelit i të mëdhajave, kur s’u duhen i hedhin

Subscribe në Ora News këtu br Duke analizuar pakënaqësitë e partive të vogla në raport me dy partitë e mëdha për zgjedhjet parlamentare, analisti Frrok Çupi thotë se këto parti funksionojnë si satelit i të mëdhajave.br Duke folur në intervistën e Ora News, Çupi tha se në momentin që partitë e mëdhaja nuk kanë interes për to i anashkalojnë.br Çupi: Në demokracinë tonë të re partitë e vogla nuk kanë portret, nuk kanë profil. Gjatë gjithë kohës funksionojnë në hijen e partisë së madhe, janë satelit të një partie. Në momentin që partitë e mëdha, siç erdhi ky rast, nuk kanë nevojë për to atëherë zemërohen. Morali i tradhëtisë në këtë mes ekziston, ka një tradhëti, por nuk është thjesht tradhëti është adaptim. Politika është biznes. PD është në një situatë jo të favorshme në këtë drejtim. Që nga themelimi deri më sot ka pësuar. Ka humbur fenë, pjesa më e madhe e liderve janë ateistë. Ka zbrehur motivin për të cilin u krijua, ka humbur kauzën komuniste.


User: Ora News Emisione

Views: 1

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 17:16

Your Page Title