Report TV - Lista e kandidatëve e paplotë KQZ 24 orë afat demokratëve

Report TV - Lista e kandidatëve e paplotë KQZ 24 orë afat demokratëve

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka lënë 24 orë afat Partisë Demokratike për të plotësuar listën e kandidatëve për deputetë dhe dokumentacionin shoqërues në të 12 qarqet e vendit.br br Propozimi ishte i përfaqësuesit, i cili u miratua me 4 vota të anëtarëve të KQZ.br br Mbledhja e KQZ u shoqërua me mjaft debate mes përfaqësuesve të majtë dhe të djathtë. Juristi i PS në KQZ, Eridian Salianji kërkoi miratimin e listës me 94 emra, aq sa edhe ka dorëzuar PD, por ky qëndrim hasi në kundërshtimin e kryetarit të KQZ, Klement Zguri. Sipas Zgurit, PD mund t'i bëjë ndryshime listës deri në momentin kur ajo të miratohet nga KQZ.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 02:19

Your Page Title