Report TV - LSI shpalos programin, Vasili: Në 4 vite rrisim ekonominë me 10%

Report TV - LSI shpalos programin, Vasili: Në 4 vite rrisim ekonominë me 10%

?Në katër vitet tona të qeverisje ne do të rrisim ekonominë e vendit me 10?. Ka qenë ky, një nga premtimet kryesore të Lëvizjes Socialiste për Integrim.br br Teksa po shpaloste programin elektoral, kreu i LSI, Petrit Vasili u shpreh se ekonomia e vendit do të rritet me 10 dhe se ajo do të jetë lehtësisht e ndjeshme nga çdo shqiptarë.br br ?Në 4 vitet përpara me këtë program kaq të qartë dhe konkret, rritja ekonomike vit pas viti ka një potencial të jetë 7,8,9 dhe në fund të vitit të katërt të kemi një rritje dyshifrore me 10. Të shpëtojmë nga loja me zvarritjet e shifrave, pra të bëjmë atë rritje ekoniomike që do ndihet në cdo tavolinë shqiptari?, tha Vasili.br br 170 mijë vende të reja pune, shumica për të rinjtëbr Plani elektoral i LSI ka dy pika kryesore, siç është bujqësia dhe turizmi.br br Një vend të rëndësishëm në planin elekoral të saj zënë sërisht të rinjtë, ku u ka premtuar 100 mijë vende pune, e ndërsa 70 mijë të tjerë do të jetë për grupmoshat e tjera.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 01:33

Your Page Title