Report TV - PD dorëzon në KQZ listën me 194 kandidatë për deputetë

Report TV - PD dorëzon në KQZ listën me 194 kandidatë për deputetë

Më në fund pas tejkalimit të çdo afati, Partia Demokratike ka dorëzuar listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit.br br PD ka dërguar pranë KQZ mëngjesin e sotëm listën, jo me 140, por 194 kandidatë për deputetë.br br Sot në orën 09:00 ishte afati i fundit, që i ishte lënë PD për të dorëzuar listën e plotësuar.br br Çdo qark është i plotësuar sipas Kodit Zgjedhor me numrin e kandidatëve për deputetë duke filluar nga Tirana, që në listën e parë kishte vetëm 16 kandidatë, në listën e sotme ka 50 kandidatë.br br E ndërsa herën e parë kishte mungesa, tashmë PD e ka ?tepruar? duke futur kandidatë më shumë në çdo qark.br br Ndërkohë që janë zëvendësuar edhe emrat që u larguan nga listat e para të Partisë Demokratike, por asnjë tërheqje pas për gardën e vjetër dhe ?rebelët? u përjashtuan.br br Ndryshe nga lista e parë, lista e dorëzuar sot është e plotë duke filluar që nga atësia, ditëlindja dhe të dhënat e tjera.br br Përsa i përket formularit të vetëdeklarimit, në bazë të ligjit PD ka në dispozicion 5 ditë për të përcjellë formularët e plotësuar të gjithë listës së kandidatëve për deputet.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 01:31

Your Page Title