Ora News – Kanabisi, Guardia Di Finanza dhe Policia e Vlorës monitorim nga ajri, toka e deti

Ora News – Kanabisi, Guardia Di Finanza dhe Policia e Vlorës monitorim nga ajri, toka e deti

Subscribe në Ora News këtu br Policia e Vlorës ka marrë një plan masash për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Në bashkëpunim me Guardia Di Finanza është kryer monitorim nga ajri e toka për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.br Për këtë, gjatë ditës së sotme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, është zhvilluar një takim pune për të koordinuar veprimet mes Policisë së Shtetit dhe GdF-së, për monitorimin nga ajri, deti e toka.br Në takim morën pjesë Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit Josif Shtëmbari, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Gentian Shehaj, Komandanti i njësisë së GdF-së për Vlorën Kapiten Francesco Della Corte.br Shehaj: ?Do kontrollojmë me përgjegjësi çdo cep të territorit nën juridiksionin e Drejtorisë Vendore të Policisë, Vlorë. Çdo parcelë e kultivuar që do të konstatohet, do të analizohet dhe do të nxirren personat përgjegjës që ngarkon ligji për kontrollin e territorit. Në bashkëpunim me Pushtetin Vendor po koordinojmë veprimet për të realizuar një kontroll sa më të mirë të territorit. Po bashkëpunojmë me të gjitha agjensitë ligjzbatuese, me qëllim vlerësimin e çdo informacioni në kohë reale, për të bërë të mundur goditjen e rasteve që mund të shfaqen, por edhe për evidentimin dhe kapjen e autorëve?.br Della Corte: ?Mbështetim dhe vlerësojmë impenjimin dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit, për të parandaluar dhe goditur kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Jemi shumë të kënaqur nga bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve mes Policisë Vendore, Policisë Kufitare, ?Delta Forcës? e njësisë së GdF-së për Vlorën. Njësia e GdF-së për Vlorën, do të mbështesë Policinë e Shtetit me mjete ujore me qëllim kontrollin e plotë të të gjithë kufirit bregdetar, krahas monitorimt nga ajri me helikopterin e Policisë në zonat e cilësuara me risk?.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 02:00

Your Page Title