PS do qeverise e vetme? Vasili: Makina me një timon, teori e vjetër - News, Lajme - Vizion Plus

PS do qeverise e vetme? Vasili: Makina me një timon, teori e vjetër - News, Lajme - Vizion Plus

Lëvizja Socialiste per Integrim i përgjigjet kryeministrit Edi Rama dhe ambicies se Partisë Socialiste, per te qeverisur e vetme pas zgjedhjeve te 25 qershorit. Kryetari i LSI Petrit Vasili ironizon deklaratat e shefit te qeverise, nëpërmjet nje postimi ne rrjetet sociale: Tafmaja e makinës me një timon.?Po dëgjoj këtë teorinë e dy timonave. E kam dëgjuar edhe në 1994 kur mbahej referendumi për një timon në një makinë blu. Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë. Populli është aty, më i vëmendshëm se në 1994?.Nga Kamza, drejtuesja e listës se Tiranës, Klajda Gjosha, ka përsëritur synimin se kjo force politike do te dale e para ne zgjedhje. Ndërkohë, ish-kryetari i LSI-se Ilir Meta tha se vota per partine qe dikur drejtohej prej tij është garanci per punësimin dhe zgjidhjen e halleve te qytetareve.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 01:07

Your Page Title