Kuvendi voton qeverinë "Zaev" në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

Kuvendi voton qeverinë "Zaev" në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

Votimit të qeverisë së Maqedonisë i parapriu një debat që zgjati për dy ditë mes deputetëve të shumicës së re dhe opozitës së ish-kryeministrit Gruevski. Përballë akuzave të kundërshtarëve politike kreu i LSDM, Zaev, paraqiti synimet kryesore te programit të tij qeverisës: rritja ekonomike dhe integrimi i vendit.?Pushteti i kaluar kishte prirje albanofobe, radikal-nacionaliste dhe banditeske dhe prandaj ai pushtet ra. Unë dhe kabineti im do të punojmë për bashkimin dhe jo ndarjen e popullit, do të punojmë për jetë më të mirë, për kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet, për të ardhme më të mirë për të gjithë.?Lideri i VMRO, Gruevski tha se qeveria e tij, nuk ka punuar kundër shqiptarëve, ndonëse përshëndeti faktin që Zaev dha garanci se nuk do të mbështesë Platformën e Tiranës.?Qeveria ime nuk punoi kundër shqiptareve, por investoi në zonat e banuara prej tyre. Askush nga ne nuk luftonte që t?i pakësohen të drejtat shqiptarëve, pasi ata si në të shkruarën, edhe në të ardhmen do të kenë progres në përdorimin e gjuhës së tyre?.Pavarësisht skepticizmit të ligjvënësve të opozitës për realizimin e premtimeve për investime, apo rritje ekonomike, qeveria e re ka nisur punën.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 01:31

Your Page Title