Ora News - Tiranë - Veliaj prezanton 1147 administratorët e pallateve

Ora News - Tiranë - Veliaj prezanton 1147 administratorët e pallateve

Subscribe në Ora News këtu br Bashkia e Tiranës ka finalizuar sot ngritjen e 1261 asambleve të pallateve si dhe emërimin e 1147 administratorë që janë gati të fillojnë punën për mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj prezantoi nga Amfiteatri i Parkut të Liqenit administratorët e parë të pallateve. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se përmes kësaj strukture të re, Bashkia e Tiranës synon që të shkojë në nivel kapilar pranë qytetarëve për të zgjidhur shqetësimet e tyre.br ?Nuk ka sens që bashkia të menaxhojë çdo gjë nga selia te sheshi Skënderbej, kjo është arsyeja pse ne po e çojmë administrimin në nivel kapilar. Kryetari i bashkisë, 24 administratorët, 24 administratorët kanë ndërlidhësit për komunitetin, pra një kryeplak ose ndërlidhës, për 3500 banorë. Niveli kapilar, ashtu sikurse edhe trupi funksion. Kështu edhe gjaku administrativ i Bashkisë së Tiranës në nivelin fundor janë administratorët e pallateve?, tha Veliaj.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 01:28

Your Page Title