Ora News – Një vit nga dermatoza, fermerët e Klosit marrin lopët mes debateve

Ora News – Një vit nga dermatoza, fermerët e Klosit marrin lopët mes debateve

Subscribe në Ora News këtu br Në bashkitë e Matit dhe Klosit ka nisur ndarja e lopëve që dëmshpërblejnë bagëtitë e ngordhura rreth një vit më parë nga sëmundja e dermatozës nodulare. Rreth 330 krerë gjedhë ishte dëmi që u shkaktua për një periudhë tre mujore. Një kamion me 30 bagëti mbërriti në Klos ku u shpërndanë 20 prej tyre, ndërsa dhjetë të tjerat u dërguan në Bashkinë e Bulqizës. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Dibër, Novruz Jashari, tha se ky proces do të vijojë deri në kompensimin e fermerit të fundit.br Novruz Jashari: ?Procesi do të jetë në vazhdimësi. Tashmë pjesa më e madh e qarqeve të Shqipërisë janë kompensuar dhe qarqet që kanë ngeluar janë Dibra dhe Kukësi.?br Ndërkaq, përgjegjësi i Zyrës së Bujqësisë Mat, Mexhit Sina, tha se kompensimi i fermerëve në Klos, ka nisur sipas datës së ngordhjes së gjedhëve vitin e kaluar. Por, kryetari i fshatit Klos-Katund, Fërdi Buzhiqi tha se është bërë favorizim në kohën e kompensimit të fermerëve.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 01:06

Your Page Title