Report TV - E reja kërcënohet me foto intime 20 muaj burg korçarit për gjobëvënie

Report TV - E reja kërcënohet me foto intime 20 muaj burg korçarit për gjobëvënie

Gjobiti me tetë milionë lekë ish të dashurën ose në të kundërt do t?i publikonte fotot intime në rrjetet sociale, Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 20 muaj burg të riun nga Korça Jenis Lika.br br Dënimi i Likës u vendos pas kërkesës së Prokurorisë për dënimin e tij me dy vite e 6 muaj por pas pranimit të gjykimit të shkurtuar ky dënim u reduktua në 20 muaj.br br Më 11 shkurt 2017 Jenis Lika u arrestua pas kallëzimit të shtetases B.I e cila për 7 muaj u kërcënua dhe shantazhua nga i riu korçar.br br Nga hetimet ka rezultuar se shtetases B.I i ka dalë e drejta e studimit për në Tiranë por këtë fakt Lika s?e ka pranuar dhe i ka thënë të resë se nëse ajo e le për të vazhduar studimet ai do hakmerret duke publikuar në rrjete sociale fotot intime të tyre.br br E pasi janë takuar disa herë mes tyre për të zgjidhur këtë konflikt Jenis Lika i ka thënë shtetases B.I se në do të mos publikoj fotot dhe të ndahemi që të vazhdosh shkollën më jep 800 mijë lekë.br br I pandehuri ka pranuar akuzën dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar, çka si përfundim i uli atij dënimin me 13 e burgimit.


User: Report TV

Views: 10

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 01:38