Report TV - Shkarkimet, Ministri teknik emëron drejtorin e ri të spitalit, Berat

Report TV - Shkarkimet, Ministri teknik emëron drejtorin e ri të spitalit, Berat

Arqile Vasili do te jete drejtori i ri i spitalit te Beratit pas shkarkimit te Idlir Frasherit.br br Ministri teknik i Shëndetësisë, Arben Beqiri ka caktuar drejtorin e ri të spitali të Beratit pasi ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me shefat e pavioneve në drejtorinë e spitalit të Beratit.br br Pas këtij takimi Beqiri konfirmoi pezullimin nga puna të Idlir Frashërit, drejtorit të spitalit të Beratit, ndërsa në vend të tij emëroi Arqile Vasilin.br br ?Jam në spitalin e Beratit ashtu si në të gjitha spitalet e vendit për të demonstruar edhe një herë se gjëja me e rëndësishme në këtë periudhe para elektorale është aderimi në përputhje të plotë me ligjin për mospërfshirjen e administratës publike në fushatë. Është e rëndësishme që të gjithë punonjësit dhe personeli i shëndetësisë të mos këtë kundërvajtje me ligjin?, tha Beqiri.br br Dje nisi procedimi penal ndaj Idlir Frashërit, në bashkëpunim me disa punonjës të spitalit të Beratit dhe deputetin e LSI-së Gledion Rehovicën, kanë konsumuar veprën penale të ?korrupsionit aktiv në zgjedhje?.


User: Report TV

Views: 4

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 01:03

Your Page Title