Ora News – Forumet e partive unifikohen në një kontratë të përbashkët për të rinjtë

Ora News – Forumet e partive unifikohen në një kontratë të përbashkët për të rinjtë

Subscribe në Ora News këtu br Teksa drejtuesit e partive vazhdojnë të udhëheqin fushatat zgjedhore të rinjtë e forumeve të tyre politike kanë shpalosur platformat e përbashkët për rininë.br Për herë të parë, 11 forume rinore politike janë bërë bashkë përtej ngjyrimeve politike që përfaqësojnë për problemet e të rinjve.br Elio Hyska: Po flasim për punësimin e të rinjve, për edukimin e tyre, për infrastrukturën rinore dhe janë 8 projekte në të cilat ne do të donim bashkarisht, unanimisht të lobonim në katërvjeçarin e ardhshëm.br Floida Kërpaçi: Nëprmjet programit tonë për punësimin e të rinjve çdo i ri do të ketë mundësinë për të pasur programe trajnimi afatshkurta, 3-6 muaj që do të njihet me dokumentacion dhe me ligj si eksperiencë pune.br Belind Këlliçi: Kryesisht për sa i përket papunësisë së madhe tek të rinjtë që është në kufinjtë e 40, ligjit të ri të arsimit të lartë i cili goditi në mënyrë klienteliste sistemin e meritë-preferencës, janë dy probleme shumë madhore që edhe kjo kontratë i adreson.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 01:54

Your Page Title