Report TV - Shkarkimet, Drejtori i Burgjeve: I gjetëm me shkelje, shtuan stafi fiktiv

Report TV - Shkarkimet, Drejtori i Burgjeve: I gjetëm me shkelje, shtuan stafi fiktiv

Pas reagimit të ish-drejtorëve të burgjeve të shkarkuar se kanë kallëzuar penalisht Ministrin e Drejtësisë teknik dhe Drejtorin e ri të Burgjeve, Arjan Hoxha, institucioni i drejtuar nga Hoxha ka sqaruar arsyet e shkarkimit dhe shkelejve të gjetura nga kontrollit në isntitucionet e drejtuaara nga të shkarkuarit.br br Sipas drejtorisë së burgjeve pas një sërë kontrollesh të ushtruara në disa IEVP, janë gjetur shkelje si më poshtë: përdorimi i institucionit për qëllime politike; fikja e kamerave të sigurisë së institucionit për disa ditë, pa asnjë motiv dhe shkak objektiv, duke krijuar bindjen e plotë për sjellje antiligjore brenda ambienteve të institucionit; shndërrimi i IEVP në institucione punësimi fiktiv, ku punonjësit paguhen, edhe pse evidentohet që nuk paraqiten në punë; dhënia e lejeve ndaj të dënuarve në kundërshtim me ligjin dhe procedurat; falsifikimi i librave të hyrje-daljes në institucion; apo moszbatimi i urdhrave të eprorit.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 01:24

Your Page Title