Report TV - Basha paralajmëron nga Korça: Së shpejti takohem me Trump

Report TV - Basha paralajmëron nga Korça: Së shpejti takohem me Trump

KORCE-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot një takim elektoral në Zvezdë të Korçës, ku paralajmëroi se do të takohet së shpejti me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.br br Basha thotë se ka qenë një banor që sot në takimin elektoral i zbulojë ?sekretin?, një takim të pritshëm me Presidentin e SHBA, Donald Trump.br br ?Nga e more vesh? Mos na i hap sekretet kështu se do na mërzitet Edi Rama. Megjithatë pas takimit do ma tregosh se ku e more vesh që do takoj presidentin Trump?, i tha Basha.br br ?Thuaja hallet tona?, i tha qytetari.br br ?Kur ta takoj presidentin amerikan do t?i flas edhe per fermerët e Burimasit, Zemblakut, Korcës, Devollit. Do t?i them që ata mezi presin që unë të zbatoj reformën e tij?, i premtoi Basha.br br Më pas kreu i PD sulmoi ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti që sipas tij ka lënë në mëshirë të fatit fermerët.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 01:51

Your Page Title