Ora News – Elbasan, Basha: Në ditën e parë do firmos anulimin e ligjit të arsimit

Ora News – Elbasan, Basha: Në ditën e parë do firmos anulimin e ligjit të arsimit

Subscribe në Ora News këtu br Lulzim Basha ua premtoi drejtpërdrejt studentëve të Elbasanit, anulimin e ligjit të arsimit të lartë që në ditën e parë si kryeministër. Kryetari i opozitës tha se me këtë ligj, studentët dhe familjet e tyre e kanë lakun në fyt nga pamundësia për të paguar tarifat e kripura.br Basha: Kjo merr fund me 25 qershor me votën tuaj për Republikën e Re, e në vecanti me votën e maturantëve sepse do të jetë gjenerata e parë që me votë do ti japë fund republikës së politikanëve dhe do vendosi këtu republikën e qytetarëve dhe të rinjve. Republika e të rinjve do të thotë anullim ditën e parë, orën e parë te Dëshmorët e Kombit, sic e kam premtuar. Jo brenda në zyrë, por aty do të vendosim një tavolinë dhe do ti ftojmë të gjithë ata që janë viktimizuar me të padrejtë nga ligji për arsimin e lartë. Studentë dhe pedagogë do të anullojnë ligjin për arsimin e lartë.br Basha prezantoi edhe rrugëzgjidhjet që ka në programin e tij. Një ndër to është dhënia e mundësisë çdo studenti për t?u arsimuar, edhe nëse nuk ka mundësi për të paguar.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 02:00

Your Page Title