Basha: Rama jep llogari

Basha: Rama jep llogari

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi Kryeministrit Edi Rama të mos bëjë show në takimet elektorale, por të japë llogari për 4 vitet e qeverisjes së tij. Nga Shkodra, ku u takua me të rinjtë, Basha ripërsëriti thirrjen drejtuar kreut të qeverisë, që të mos i shmanget debatit.br br Në qarkun ku bëri ndryshime të mëdha në listën e Partisë Demokratike dhe ku për herë të parë u lanë jashtë emra si Jozefina Topalli, Basha shpjegoi se vendimi erdhi si një ndjesë për të kaluarën, por edhe si nevojë për ndryshim.br br Nga kryeqendra e veriut, përpara të rinjve, Basha tha se programi i Partisë Demokratike synon uljen e tarifave të studimit dhe punësimin e tyre.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 01:40

Your Page Title