Report TV - Raportonin për vrasjen e Cukut policia gjobit makinat e televizioneve

Report TV - Raportonin për vrasjen e Cukut policia gjobit makinat e televizioneve

Një ngjarje aspak e këndeshme ka ndodhur për median teksa raportonin nga Drejtoria e Policisë së Tiranës për shoqërimin e të dyshuarit si vrasës së kryekomisarit Artan Cuku.br br Teksa makinat e televizioneve ishin në transmetim direkt në atë vend ku prej vitesh raportojnë, një efektiv i policisë rrugore është afruar dhe i ka gjobitur me 1 mijë lekë, mes tyre edhe makinën e Report Tv.br br Ky gjest aspak bashkëpunues dhe presioni mbi median, nuk i ndali gazetarët të vijonin raportimin direkt.br br Pas interesimit për këtë veprim aspak të zakontë, nga ana e Policisë është pohuar se gjoba është vendosur me urdhër nga lart, duke nënkuptuar drejtuesit.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 01:07

Your Page Title