Report TV - Arrestohet vrasësi i Artan Cukut Në kërkim dy bashkëpunëtorët

Report TV - Arrestohet vrasësi i Artan Cukut Në kërkim dy bashkëpunëtorët

TIRANE-Mikel Shallari është autor i arrestuar si vrasësi i kryepolicit Artan Cuku më 8 Prill 2017, pranë banesës së të ndjerit Cukut në rrugën e kosovarëve në Tiranë.br br Autorësia e krimit të kryer nga Shallari u bë publike nga drejtori i përgjithshëm i policisë Haki Cako dhe zv.Prokurori i krimeve të rënda Enrik Ligori.br br Me arrestimin e Shallarit policia bënë me dije se ai është i përfshirë në aktivitetin kriminal të vrasjeve me pagesë, por ende nuk ka pranuar të bashkëpunojë për të treguar porositësit e këtij krimi.br br I riu nga Kuçova është arrestuar me kërkesë të prokurorisë së krimeve të rënda, ndërsa prova që çoi në zbulimin e tij është profile gjenetik i ADN-s, gjurmë të cilën Mikel Shallari e ka lënë në rrobat që hodhi pak minuta pas vrasjes në një kosh mbeturinash pranë vëndit të krimit.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 03:54