Basha: Anulojmë Ligjin e Pronave

Basha: Anulojmë Ligjin e Pronave

Në planin për rimëkëmbjen e ekonomisë, Partia Demokratike ka edhe anulimin e Ligjit për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Këtë pikë të programit, Lulzim Basha e ndau me banorë të Njësisë 7 në kryeqytet.br Përmes taksave të ulëta, Basha tha se do të synohet rritja e prodhimit dhe rimëkëmbja e ekonomisë. Për pensionistët thotë se ka një program që synon brenda katër viteve rritjen e pensioneve në fshat e qytet.br Ndërsa të rinjve me të cilët ndau një kafe u premtoi një vit stazh, pas mbarimit të studimeve të larta.br Në një tjetër takim elektoral në Libofshë, Basha atakoi investimet e rilindjes urbane, mes të cilave edhe sheshin ?Skënderbej?. Basha premtoi se do të jetë Kryeministër i shqiptarëve, ndaj në 25 Qershor kërkoi nga banorët e Libofshës që të votojnë për Republikën e re.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 01:25

Your Page Title