Ora News – Rama: Gjykatësit s’kanë dënuar asnjë politikan pasi janë të zgjidhurit e tyre

Ora News – Rama: Gjykatësit s’kanë dënuar asnjë politikan pasi janë të zgjidhurit e tyre

Subscribe në Ora News këtu br Nga Vau i Dejës, kryeministri Edi Rama tha se dy janë portat që duhet hapur për qytetarët, porta e dtrejtësisë dhe porta e shërbimeve të administratës.br Rama tha se gjykatësit janë të zgjedhurit e politikanëve dhe për këtë arsye ata nuk dënojnë asnjë politikan.br Rama: Shtëpia e shtetit tonë mund të ndërtohet duke hapur dy porta të rëndësishme për njeriun. Portën e drejtësisë dhe portën e shërbimeve të administratës. Të dyja këto porta për fat të keq për vite të tëra kanë qenë të mbyllura për njerëzit e zakonshëm. Gjykata nuk pyet njeri ça je, demokrat, apo socialist, gjykata pyet sa ke, po pate aq sa duhet e merr të drejtën, e blen të drejtën, po nuk pate ta blejnë të tjerët. Kjo është vuajtje e njerëzve të zakonshëm, jo vuajtje e politikanëve. Politikanët kanë pasur sukses në Shqipëri që t?i ndajnë njerëzit sa andej -këtej dhe ti kthejnë në tufa tifozësh që i shkojnë nga prapa. Kanë bashkëjetuar me gjykatësit në një harmoni të plotë. Gjykatësit nuk kanë dënuar kurrë një politikan në Shqipëri sepse nuk kanë si e bëjnë. Gjykatësit janë të zgjedhurit e politikanëve. Dhe kur zgjidhen tash e 20 e kusur vite zgjidhen për të shkuar për të bërë punët e tyre dhe në rast se do ti paraqitet politikani që i ka zgjiedhur për ta nxjerrë jo të pafajshëm, por ta nxjerre me dekoratë nga gjykata.br Shefi i qeverisë tha se porta tjetër e rëndësishme është ajo e administratës, e cila sipas tij hapet për qytetarët vetëm me lekë. Ai kërkoi një votë të plotë për PS që porta e administratës të hapet për të gjithë shqiptarët. Rama solli shembullin e Hipotekës në Shkodër.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 02:15

Your Page Title