Rama mbron reformën në sistemin shëndetësor - News, Lajme - Vizion Plus

Rama mbron reformën në sistemin shëndetësor - News, Lajme - Vizion Plus

Edi Rama kërkon votën per Partine Socialiste per te vijuar reformën ne drejtësi dhe per nje administrate te depolitizuar. Nga Peshkopia, kryeministri sqaroi se nëse PS merr e vetme 71 mandate, ne 4 vitet e ardhshme do te realizohen reforma te rëndësishme per transformimin e vendit dhe integrimin ne Bashkimin Europian.Kryeministri ka kërkuar edhe mbështetjen e demokrateve qe sipas Rames ne 25 qershor duhet te votojnë me mendje.Kryeministri premtoi shtimin e financimeve ne bujqësi, ndërtimin e rrugëve rurale, rritjen e pensioneve, si dhe rritjen me 40 te pagave ne arsim, shëndetësi e administrate.Më herët, kryeministri Rama ka mbrojtur politikat e qeverisë së tij në sistemin shëndetësor. Gjatë një takimi në Peshkopi, ai vuri theksin tek ofrimi i shërbimeve shumë më të mira për qytetarët, dhe përmes partneritetit publik privat. Ndërkohë që tha që kur morri pushtetin, shëndetësia gëlonte nga korrupsioni.Kreu i qeverisë vuri theksin se në sistemin shëndetësor shqiptar investimet kanë arritur në 3.5 të Prodhimit Kombëtar Bruto. Ndërkohë që theksoi se me Programin 1 miliardë për rindërtim dhe rritjen ekonomike, parashikohet të arrihet mbi 5 investime në shëndetësi.


User: VizionPlusAlbania

Views: 4

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 02:20

Your Page Title