Ora News - Elbasan - Fëmijët në situatë rruge, Bashkia identifikon 48 raste

Ora News - Elbasan - Fëmijët në situatë rruge, Bashkia identifikon 48 raste

Subscribe në Ora News këtu br Bashkia e Elbasanit ka identifikuar 48 raste fëmijësh në situatë rruge, me të cilët është punuar për riintegrimin e tyre në shkollë. Mirëpo, sipas përgjegjëses së zyrës së mbrojtjes së fëmijëve në bashki, Nadire Kreka, prindërit në pesë prej këtyre rasteve i kanë kthyer sërish fëmijët për të lypur në rrugë, që ka sjellë edhe denoncimin nga ana e bashkisë në polici.br Nadire Kreka, Sektori i Mbrojtjes së Fëmijëve, Bashkia Elbasan: ?Ka pasur edhe raste kur fëmijët pas mbështetjes që i është bërë familjes, rikthehen në rrugë të detyruar nga prindërit. Normalisht këto janë raste që në i klasifikojmë të përsëritura dhe masat normalisht që kanë qenë më të ashpra. Ne kemi arritur edhe në denoncime, në kallëzime për kryerjen e veprës penale të shfrytëzimit të fëmijëve .


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2017-07-09

Duration: 01:40

Your Page Title