Ora News – Topi nga Korça vë në pikëpyetje marrëveshjen Rama-Basha

Ora News – Topi nga Korça vë në pikëpyetje marrëveshjen Rama-Basha

Subscribe në Ora News këtu br Kryetari i FRD, Bamir Topi gjatë një takimi me mbështetës në Korcë ka vënë në pikëpyetje rezultatin e marrëveshjes Rama-Basha. Sipas tij fakti që palët nuk kanë rënë dakord për të ndryshuar kodin zgjedhor ka shumë kuptim.br Topi: Fakti që janë mbledhur në orët e vona, kanë shumë dyshime për këtë punë për ca janë mbledhur dhe kanë vendosur që korrigjimin e kodit zgjedhor mos ta bëjnë në funksion të këtyre zgjehdjeve atëhere ne jemi në një pikëpyetje të madhe sesi do të jetë rregullsia e këtyre zgjedhjeve. Ne kemi shpresuar tek faktori ndërkombëtar, por mesa duket edhe në këtë rast faktori ka qenë i pafuqishëm.br Nga ana tjetër ai ka denoncuar fjalorin e përdorur nga partitë e mëdha, teksa ka shtuar se kandidatët e FRD janë me integritet dhe më të kualifikuar.br Topi: FRD me të gjithë përfaqësuesit e saj përfaqësohet me njerëz dinjitozë, të ndershëm. FRD sfidën e parë e ka për tu futur në Parlament.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 01:18

Your Page Title