Ora News – Luan Rama: Thirrja e policëve në fushatë provokim, të reagojnë SHBA-BE

Ora News – Luan Rama: Thirrja e policëve në fushatë provokim, të reagojnë SHBA-BE

Subscribe në Ora News këtu br Nënkrytari i LSI Luan Rama ka denoncuar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama që punonjësit e policisë pas orarit të punës të angazhohen për të mbledhur vota për Partinë Socialiste. Sipas Ramës ky është një rast flagrant i shkeljes së ligjit pasi policia është e depolitizuar. Deklaratat Rama i cilësoi provakative dhe të papërgjegjshme.br Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama i ka cilëuar provokative dhe të papërgjegjshme deklaratat e Kryeministrit Edi Rama në Berat ku i bënte thirrje policisë së shtetit që pas përfundimit të punës të angazhoheshin për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.br Nënkryetari Rama thekson se ligji e ndalon rreptësisht përfshirjen në veprimtaritë elektorale të punonjësve të policisë ndërsa u bëri thirrje këtyre të fundit distancohen nga deklarata e kryeministrit.br Luan Rama: Kryeministri i Rilindjes urdhëron policinë e shtetit të vjedhë vota për rilindjen. Në kohën e punës apo jashtë punës, çdo punonjës i policisë së shtetit e ka të ndaluar rreptësisht të jetë pjesë e aksionit politik. Të mos guxojë askush të cënojë këtë standard të konsoliduar në punën e policisë së shtetit.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 01:27