Zgjidhen anëtarët e vetingut - News, Lajme - Vizion Plus

Zgjidhen anëtarët e vetingut - News, Lajme - Vizion Plus

Parlamenti është mbledhur per te dytën here ne sesion te jashtëzakonshëm per te realizuar ngritjen e organeve te vetingut. Seanca e paradites ishte e shkurtër dhe vetëm plotësoi numrin e deputeteve ne komisionin e posaçëm qe përzgjedh anëtaret e Komisionit te Posaçëm te kualifikimit dhe komisioneret publikes. Pas këtij momenti ne kryesine e kuvendit u mblodh komisioni i posaçëm, i cili votoi 12 anëtaret e komisionit te posaçëm te kualifikimit dhe komisioneret publike. Tashme te 27 njerëzit qe per 9 vitet e ardhshme do te bëjnë vetingun e gjyqtareve dhe prokuroreve jane përcaktuar dhe pritet vetëm seanca e orës 14.00 per te miratuar zyrtarisht ngritjen e organeve te vetingut.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 00:46

Your Page Title