Report TV - Grabitet kasaforta në kantinën e familjes së ministrit Lefter Koka

Report TV - Grabitet kasaforta në kantinën e familjes së ministrit Lefter Koka

Tre persona të maskuar janë futur në ambientet e një kantine në Rrashbull të Durrësit mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 04:00 dhe pasi kanë lidhur rojen kanë grabitur kasafortën. br br Sipas informacioneve kantina e verës ?Gjergj Kastrioti? i përket familjes së Ministrit të Mjedisit Lefter Koka ndërsa deri më tani nuk ka një prononcim nga ky i fundit në lidhje me ngjarjen.Grabitësit marrin edhe furgonin e kantinës dhe largohenbr Në dalje të godinës grabitësit kanë marrë edhe furgonin tip "Benz" me targa DR 3538 D që ishte parkuar në oborrin e kantinës dhe janë larguar. br br Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 01:00

Your Page Title