Ora News – Diplomohen 16 studentët e parë të gjuhës hebreje

Ora News – Diplomohen 16 studentët e parë të gjuhës hebreje

Subscribe në Ora News këtu br Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i ka hapur dyert një kursi të gjuhës hebraike. Pas një kursi intensiv, Fakulteti në bashkëpunim me Ambasadën izraelite në Shqipëri kanë diplomuar 16 studentët e parë. Vitin e ardhshëm dekanati njofton se hebraishtja mund të kthehet në një program studimi.br Për herë të parë janë diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja 16 studentë që kanë studiuar gjuhën hebraishte.br Në ceremoninë e diplomimit, zëvendës Ambasadori i Izraelit, Yuvale Fischer, tha se ky është një rast suksesim, ndërsa theksoi se do të vijojë mbështetja që këta studentë të diplomohen në nivele të tjera e pse jo tu jepen më shumë shanse për punësim.br Yuvale Fischer: Është hera e parë që diplomohen studentë në gjuhën hebraike në Shqipëri dhe për ne kjo është shumë e rëndësishme. Ne do ti mbështesim këta studentë që të vazhdojnë edhe ciklet e tjera të studimit. Të paturit të një gjuhe të huaj të çertifikuar është një mundësi më shumë punësimi. Shpresojmë që vitin e ardhshëm të kemi më shumë studentë të interesuar për hebraishten.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 01:50

Your Page Title