Ora News – Arsimi parauniversitar, 30 mijë mësues pa kontratë kolektive

Ora News – Arsimi parauniversitar, 30 mijë mësues pa kontratë kolektive

Subscribe në Ora News këtu br Mbi 30 mijë mësues që japin mësim në shkollat e arsimit parauniversitar, që prej datës 31 maj janë pa kontratë koletive pune. Sindikata e Pavarur e Arsimit bën të ditur se i është drejtuar që më 16 mars Ministrisë së Arsimit për këtë çështje, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Tashmë sindikalistët kanë nisur takimet me Ministren e re të Arsimit, Mirela Karabina, e cila ka premtuar nisjen e negociatave për nënshkrimin e kontratës së re kolektive të punës në arsim.br Sindikatat kërkojnë që Ministria e Arsimit të nisë proçesin e nënshkrimit të kontratës së re kolektive për më shumë se 30 mijë arsimtarë, dokumenti themelor që mbron marrëdhënien e tyre të punës. br Kreu i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Nevrus Kaptelli, thotë se për t?i paraprirë përfundimit të afatit të kontratës më 31 maj, sindikalistët i janë drejtuar që në datën 16 mars ish-Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, për nënshkrimin e kontratës së re.br Kaptelli: Kontrata kolektive që ishte në fuqi deri më 31 maj ka përfunduar afatin e saj dhe të dyja Sindikatat e Arsimit i janë drejtuar që në 16 mars ish-Ministres Nikolla me një kërkesë zyrtare për fillimin e bisedimeve për nënshkrimin e kontratës së re kolektive. Nuk arritëm të merrnim asnjë përgjigje zyrtare. Kontrata kolektive e punës mbron të gjithë mësuesit që janë në sistemin parauniversitar, janë më shumë se 30 mijë mësues që përfitojnë direkt nga kontrata.br Pas dështimit të këtij proçesi me ish-Ministren Nikolla, sindikalistët i janë drejtuar sërish Ministrisë së Arsimit, që tashmë drejtohet nga teknikja Mirela Karabina, e cila ka premtuar zgjidhje.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 02:01

Your Page Title