Shullazi kërcënon dëshmitarin - News, Lajme - Vizion Plus

Shullazi kërcënon dëshmitarin - News, Lajme - Vizion Plus

Per here te pare pas shumë dështimesh, përballja mes Emiljano Shullazit dhe dëshmitarit kyç të akuzës Ylvi Beqja, u realizua, por mes fyerjesh dhe kërcënimeve për jetën.Edhe pse gjyqi u zhvillua nen masa të rrepta sigurie, biznesmeni Beqja, i cili ka marrë statusin e të pandehurit, u detyrua të largohej nga salla e gjyqit, pasi kërcënimet në adresë të tij, nga kafazi i xhamit u bënë serioze.Shullazi dhe shoku i tij Gilmando Dani, i kërkuan llogari Ylbi Beqjat se nuk po thoshte të vërtetën në dëshminë e tij.Vetë dëshmitari Beqja, pohoi para trupit gjykues, se Shullazi nëpërmjet një mikut të përbashkët, Evis Martinit, i kishte ofruar 7 milion euro që të tërhiqte padinë e tij të bëre në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.Por dëshmitari theksoi se po ta bënte një gjë të tillë, atëherë ai rrezikonte burgun.Këto pohime acaruan shumë pjesëtarët e tjerë të grupit, të cilët thanë se dëshmitari po gënjente duke manipuluar të vërtetën.Ndërkohë kërcënimet sipas Ylbi Beqjat janë bërë dhe kur personi i tij ka qenë nën mbrojtje, duke i drejtuar pistoletën në banesën e tij.Ylvi Beqaj është personi që ka denoncuar në Prokurori se është kërcënuar dhe është gjobitur nga Emiljano Shullazi në lidhje me pronësinë e ish-hotel Vollgës në Durrës.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 01:16

Your Page Title